“Hazardi nuk mund ta zëvendësojë Ronaldon në Real Madrid”

Futboll 28 Gusht 2019 11:45

Ish-sulmuesi i Realit, Predrag Mijatovic, ka thënë se sulmuesi Eden Hazard, nuk do të mund ta arrijë nivelin e Cristiano Ronaldos.

Mijatovic beson që belgut i nevojitet kohë për t’u adaptuar në “Santiago Bernabeu”. Ish-sulmuesi i Chelseat u transferua në Real këtë verë dhe po pritet të jetë lojtari kryesor në formacionin e Zidanes.

Mijatovic ka thënë se është e pamundur që belgu ta këtë të njëjtin efekti si ylli i Juventusit.

“Hazard është një lojtar i mirë. Është një ndër lojtarët me të mirë në Evropë. Për opinionin tim, nuk duhet të presim të bëj të njëjtat gjëra si Ronaldo. Është e pamundur. Nuk ka ndonjë lojtar si Ronaldo. Presioni në Madrid është me ndryshe me dallim nga Chelsea, të nevojitet kohë për t’u mësuar”, deklaroi ai.

Malaziasi ka shpresuar që transferimi i Hazardit do t’i ndihmojë Realit për të luftuar për titullin e La Ligës.

Ai gjithashtu foli edhe për sezonin 2019/20 duke thënë se “Los Blancos”, do të luftojnë për të gjithë trofetë.

“Është një klub me lojtarë të mëdhenj. Lojtarët e rinj që u transferuan do t’iu nevojitet kohë. Ky sezon nuk do të jetë i vështirë. Nuk është lehtë të luash në Madrid, pasi ka shumë presion. Besoj që do të luftojmë për të gjithë trofetë, kjo nuk do të ndryshojë“, përfundoi ai.