Hedhja e shisheve në “Air Albania”, FIFA dënon edhe Poloninë

Kombëtarja 25 Tetor 2021 17:47

Incidentet në Shqipëri-Poloni, ku tifozë të të dy skuadrave hodhën shishe plastike në drejtim të fushës, kanë kaluar në lupën e FIFA-s që ndëshkoi kuqezinjtë me një ndeshje pa tifozë dhe gjobë prej 150 mijë frangash.

Megjithatë nuk ia ka hedhur as përfaqësuesja polake, pasi federata e futbollit atje duhet të paguajë 50 mijë franga gjobë dhe tifozët nuk do të lejohen të udhëtojnë drejt Andorrës për ndeshjen e 12 nëntorit.

Pasi analizoi pamjet ku edhe tifozët polakë hodhën shishe në drejtim të fushës e në drejtim të tifozëve shqiptarë, FIFA vendosi të mos mbyllë sytë, por t’u japë dënimin e merituar edhe kundërshtarëve të kuqezinjve.

-->