Helmetat fantastike për sezonin e ri në Formula 1 (Foto)

Formula 1 23 Mars 2018 13:42

Derisa po afron fillimi i sezonit të ri në Formula 1, e që starton këtë të diele më 25 mars me garën e parë për çmimin e “Australian Grand Prix”, janë publikuar edhe helmetat e ngasësve, që përpos se janë të personalizuara, do të jenë një siguri shtesë për ngasësit.

Këtë edicion me prezantimin e bolidëve të ri, FIA shpjegoi edhe ndryshimet që janë bërë në shtimin e sigurisë për ngasësit në bolidët e tyre, duke futur një lloj harku që po quhet ndryshe edhe “halo” apo aureolë, e që është pozicionuar mbi dhe përreth kokës së ngasësve dhe thuhet se do të revolucionarizoj sigurinë e ngasësve.

Përndryshe, helmetat e Formula 1 janë të punuara prej fibrave të karbonit, polietilenit dhe materialit prej fibrave sintetike që përdoret për jelekët anti-plumb, ku në këtë mënyrë do t’i mbajë të sigurt ngasësit, në rast se pësojnë aksident në shpejtësi të madhe.

Në vazhdim, shikoni helmetat e reja dhe të personalizuara të ngasësve, në forma dhe ngjyra të ndryshe, për këtë sezon në Formula 1.

Helmeta e Lewis Hamilton

Helmeta e Sebastian Vettel



Helmeta e Kimi Raikkonen


Helmeta e Fernando Alonso


Helmeta e Valtteri Bottas


Helmeta e Max Verstappen


Helmeta e Esteban Ocon


Helmeta e Stoffel Vandoorne

Helmeta e Marcus Ericsson

Kurse, kështu duket “Halo” (Aureola) mbrojtëse e bolidëve