Hematoma në të pasme e këmbë, raporti mjeko-ligjor fundos Neymarin

Futboll 04 Qershor 2019 17:22

Vijon të komplikohet situata për yllin brazilian Neymar, i cili vetëm pak ditë më parë u akuzua për përdhunim nga një femër në Brazil.

 

Sulmuesi i PSG-së reagoi në rrjetet sociale, ku nëpërmjet një videoje tregonte se nuk kishte të bënte me përdhunim, gjë që vërtetohej nga një pjesë e bisedave mes tij dhe vajzës që e akuzonte.

Najila Trindade – Gruaja që ka bërë denoncimin për përdhunim ndaj Neymar!

Megjithatë kjo duket se ia ka rënduar edhe më shumë pozitat Neymar, i cili tashmë akuzohet edhe për krim informatik, ndërsa disa specialistë të këtij seksioni të policisë së Rios, i kanë shkuar sot në qendrën stërvitore të kombëtares braziliane.

Ata i kanë komunikuar brazilianit se duhet të paraqitet ditën e premte në rajonin policor, për të treguar versionin e tij të ngjarjes dhe të gjitha provat që disponon, për rastin në fjalë.

Ndërkohë, gruaja që ka akuzuar Neymarin për përdhunim, i është nënshtruar edhe një ekzaminimi mjeko-ligjor dhe sipas mediave braziliane, janë konstatuar shenja në trupin e saj, ashtu si edhe gjendje e rënduar psikologjike, tipike për raste post-traumatike.

-->