Hendboll: Fitojnë Besa dhe Kastrioti, barazojnë Drenica me Trepçën

Hendboll 25 Tetor 2020 19:47

Besa Famgas e ka fituar thellë ndeshjen e xhiros së katërt të Superligës së Kosovës në hendboll (meshkujt). Kampioni në fuqi të shtunën në Podujevë fitoi ndaj Llapit me rezultat 38:13. Për Besën ishte fitorja e katërt kurse për Llapin humbja e katërt.

Fitore të shtunën shënoi edhe Kastrioti që në Ferizaj e mposhti Vëllaznimin me rezultat 35:27. Ferizajasit shënuan fitoren e dytë, kurse Vëllaznimi pësoi humbjen e tretë

Ndeshje e barabartë u luajt në Drenas ku u takuan Drenica e Trepça. Madje ndeshja nuk dha fitues fare, përfundoi 25:25. Edhe pas pjesës së parë rezultati ishte i barabartë, 14:14. Është ky barazimi i parë këtë edicion. Drenica renditet e treta me 5 pikë, sa i ka edhe Trepça në vend të katërt.

Në pjesën e parë mysafirët ishin në epërsi të lehtë, por vendasit ia dolën të barazojnë në fund. Edhe në pjesën e dytë vazhdoi lojë e barabartë. Drenica në fund dy herë kishte nga dy gola epërsi, por mitrovicasit me përvojë ia dolën të barazojnë në 25:25.

Llapi – Besa Famgas 13:38 (6:22)

Llapi: G. Mani, Bugujevci, Hoxha 3, Hasani 3, Beshiri, E. Bugujevci, Berisha 3, J. Mani 4, Ademi, Havolli, Bajrami

Besa Famgas: Gjuka 6, Jupa 4, Visoka 2, Ramosaj 3, J. Muqolli 4, Tahirukaj 4, Mushkolaj 7, Tafilaj 3, Y. Muqolli, Idrizi, Alonso 5, Mehmeti, Luzha,Thaqi

Drenica – Trepça 25:25 (14:14)

Drenica: Geci, Muqolli, Kastrati 4, Mehmeti 8, Dubovci 3, Zekaj 6, Hamza 2, Sahiti, Hasani 1, Binaku, Baliu, Batatina 1, Zariqi, Lladrovci

Trepça: Parduzi, Shabani 6, Fejzullahu, R. Shabanaj 3, Cimili 5, Terziqi, Maxhera 3, Sejdijaj, Klinaku 6, K. Terziqi, Abazgjiku 2, Buqinca

Kastrioti – Vëllaznimi 35:27 (20:11)

Kastrioti: D. Dugolli, Hajdini, Tafarshiku, A. Dugolli 4, Hoxha 4, Selmani 2, J. Selmani 4, Rudari 7, Bytyqi 3, Mustafa 8, Brahimi 3, Qerimi

Vëllaznimi: Hoxha, Fana 5, Dukaj 2, Rama 3, Luzha 8, Morina, Spahija 6, Curri, Leka 2, Mamusha, Lluka, Pozhegu, Halili, Rexha, Neziri 1

-->