Hendboll/ Kosova mposhtet nga Greqia me rezultat të ngushtë
Sporte të tjera
05 Janar 2022
22:22

Kombëtarja e Kosovës ka pësuar humbje në shtëpi nga Kombëtarja e Greqisë në hendboll.
Kosova pavarësisht që bëri një paraqitje të mirë, nuk arriti të mposht Greqinë, që fituan me rezultat të ngushtë 20-21.
Greqia e nisi më mirë pjesën e parë duke dominuar bindshëm dhe arritur ta fitojnë pjesën e parë me katër pikë avantazh 9-13.
Ndërkohë, Kosova u këndell në pjesën e dytë duke fituar me pikë 11-8, por që nuk ishin të mjaftueshëm për të arritur fitoren, ngase rezultati i përgjithshëm doli të jetë 20-21.
Kësisoj, tani Kosovës i mbetet të fokusohet për ndeshjen e radhës, që është këtë të diele, si mysafir i Greqisë.