Hendbollistet e reja të Kosovës pësojnë nga Islanda

Kombëtarja 08 Gusht 2019 20:11

Hendbollistet e përfaqësueses U-17 të Kosovës e kanë humbur edhe ndeshjen e katërt në kampionatin evropian (Divizioni B), që po mbahet në Itali.

Të enjten pasdite, Kosova U-17 humbi nga Islanda me shifrat 27:19.

Kosova më parë ka pësuar edhe nga Çekia, Turqia e Izraeli, kurse humbja më e ngushtë është kjo me Islandën.

Islanda ka fituar të gjitha ndeshjet dhe kalon në gjysmëfinale nga pozita e parë.

Melisa Mulaj është dalluar te Kosova me tetë gola, ndërsa shumë pritje ka bërë edhe portierja Selvije Mollakadrija.

Kosova U-17 të shtunën luan për vendin e nëntë. Përballë do ta ketë Azerbajxhanin.

-->