Hendbollistet kosovare mposhten nga Islanda

Hendboll 17 Korrik 2021 18:10

Hendbollistet e Përfaqësueses së Kosovës U19 kanë zhvilluar edhe një ndeshje në kuadër të Evropianit të Divizionit B, përcjell Insporti.

Hendbollistet kosovare humbën nga Islanda me rezultat 37:23. Kjo ndeshje ishte e rëndësishme për plasman, derisa Islanda u rendit në vendin e tretë, kurse Kosova në të katërtin.

Hendbollistet kosovare patën momente të mira në ndeshje, por sërish ka mungojë vazhdimësia, ndërsa ndikoi edhe lëshimi i rasteve nga pozita të përshtatshme.

Ndaj Islandës, më efikase u tregua aloja, Elisa Mulaj, e cila realizoi 12 gola nga 18 tentime, pastaj Natalija Milatovic kishte pesë gola, Saranda Berisha tri, Ornela Haxhiu dy dhe Adelina Berisha një gol.

Evropiani i Divizionit B përfundon të dielen, derisa Përfaqësuesja e Kosovës zhvillon ndeshjen e fundit për plasman me fillim nga ora 10:30 kundër Finlandës.

-->