Hendbollisti Beshiri pret nga FHK-ja ndihmë për klube

Hendboll 13 Prill 2020 11:04

Një nga hendbollistët më të mirë në Kosovë, Oltion Berisha pret nga Federata e Hendbollit e Kosovës t’i mbështes klubet financiarisht në këtë kohë krize shkau i pandemisë COVID-19.

Ai në emisionin sportiv të KTV-së “Sporti Total” ka thënë se hendbollistët nuk kanë paga të larta, ashtu siç kanë në futboll dhe basketboll.

“Nëse Federate ka fonde të mjaftueshme besoj se duhet urgjentisht t’u ndihmojë klubeve të Superligës, pasi e dimë që klubet janë në gjendje shumë të vështirë financiare. Në këto momente emergjente nuk duhet të kursej dhe të shkojnë te klubet. Pagat nuk janë shumë të larta krahasuar me futbollin dhe basketbollin dhe me një shumë jo shumë të madhe do të ju ndihmonin shumë lojtarëve dhe klubeve”, ka thënë hendbollisti i Prishtinës dhe i Kosovës, Beshiri.

Ditë më parë Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ndau pakon emergjente nga buxheti i saj për t’u dalë në ndihmë klubeve Kosovës në futboll.

-->