Hendbollisti i njohur braktis Kosovën për Gjermaninë

Hendboll 18 Qershor 2019 16:28

Një prej hendbollisteve më të mirë të Kosovës, anëtari i Përfaqësueses së Kosovës në hendboll dhe i KH Prishtina, Kreshnik Krasniqi do ta vazhdojë karrierën në Gjermani.

Lajmin e ka bërë të ditur KH Prishtina, nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, ku shkruan:

“Një darkë lamtumirëse për kapitenin e klubit Kreshnik Krasniqi i cili do të vazhdojë karierën në Gjermani në klubin SG Kempten-Kottern të qytetit Kempten në Allgäu.Nikit i dëshirojmë shëndet e suksese dhe e mirëpresim në të ardhmen si pjesë e klubit.Shfrytëzuam rastin poashtu që të bëjmë një analizë të sezonit të kaluar dhe planet për vitin e ardhshëm. K.H.Prishtina do të vazhdoj me punën me gjeneratat e reja dhe në zhvillimin e lojtarëve vendor me sa më pak investime në lojtarët e huaj”

Image

Image