Hendollistja më e mirë e Kosovës tregon gjendjen në Spanjë

Kombëtarja 18 Mars 2020 15:59

Në Spanjë është gjendja dramatike, mbi 10 mijë janë të infektuar nga virusi korona.

Boshnjakja e Podgoricës, Esma Muratoviq, hendbollistja më e mirë e Kosovës e shpallur për vitin 2019 nga Federata e Hendbollit e Kosovës, që nga Istogu kaloi në ekipin spanjoll San Jose Obrero, edhe një herë lajmërohet nga Spanja duke treguar për jetën e saj.

“Jam mirë. Po rri në shtëpi, nuk lëvizi”, tha Esma për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Ajo tha se shpreson se shumë do të tejkalohet kjo gjendje në përgjithësi botën dhe të kthehen në normalitet.

-->