Henry e vlerëson lart këtë sulmues

Futboll 13 Nëntor 2019 15:47

Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry ka thënë se gjithmonë i ka pëlqyer Alexandre Lacazzete si qendërsulmues.

Lacazzete ka arritur të shënojë 38 gola në 97 ndeshje, por nuk është thirrur nga Përfaqësuesja e Francës.

Francezi në Kombëtare ka luajtur 16 ndeshje, derisa trajneri Didier Deschamps po preferon që në pozicionin e qendërsulmuesit të luajë sulmuesi i Chelseas, Olivier Giroud.

Henry ka thënë se i pëlqen Lacazzete si qendërsulmues, por më rëndësi është që Didier ta pëlqejë.

“Didier e di çfarë po bën. Didier është trajneri i përfaqësueses dhe nuk e di pse nuk e ka thirrur. Është golashënues por gara për një vend të formacion te Francës është shumë e madhe. Giroud është duke ia dalë shumë mirë, Griezmann mund të luajë gjithashtu. Alassane Plea është duke kaluar në formë të mirë me Monchengladbach. Ben Yedder është duke kaluar mirë te Monaco dhe kur ka luajtur në Sevilla. Është shumë e vështirë, sepse duhet të respektosh vendimin e trajnerit. Gjithmonë më ka pëlqyer Lacazette si numër 9, por më e rëndësishmja është që Didier e pëlqen”, deklaroi ai.

Lacazette ka arritur të shënojë dy gola dhe të bëjë një asistim në Premier Ligë këtë sezon.

 

-->