Herën e fundit kur Solskjaer vizitoi ‘Camp Nou’ ndodhi diçka e jashtëzakonshme

Futboll 15 Mars 2019 16:02

Nëse Manchester Unitedi arrin në gjysmë-finale të Champions Leagues, do të duhet ta bëjë me mund të madh.

“Djajtë e Kuq” ndeshen me Barcelonën në çerek-finale, derisa katalunasit konsiderohen si favoritët e dytë nga kompanitë e basteve për të triumfuar në kompeticion, transmeton Insporti.

Përballja e parë do të luhet në “Old Trafford” të mërkurën, më 10 prill, ndërsa ajo e kthimit luhet në “Camp Nou” të martën, më 10 prill.

Sidoqoftë, 22 maji i vitit 1999 është një datë që fansat e Manchester Unitedit nuk do ta harrojnë kurrë, sidomos ata që ishin në Barcelonë atë natë në finalen e Champions Leagues.

Trajneri i tanishëm i Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer u sigurua që emri i tij të shkruhet në historinë e klubit duke shënuar një prej golave që do të mbahet mend përjetësisht nga fansat.

Shënimi nuk ishte kundër Barcës, por kundër Bayern Munichut në finalen e CL që atë vit u zhvillua në “Camp Nou”.

Goli i tij në vazhdime kundër Bayernit, disa minuta pasi Teddy Sheringham kishte barazuar, është padyshim një prej golave më të ritransmetuar në 20 vitet e fundit.

“Opta” raporton se ndeshja kundër Barcës në çerek-finale të kompeticionit këtë sezon do të jetë e para e tij si lojtar apo trajner në “Camp Nou”, që nga finalja e vitit 1999. /Insporti.com/