Heroi i Liverpool-it kundër Barcelonës ia dedikon fitoren Sallahut dhe një futbollistit tjetër

Futboll 07 Maj 2019 23:33

Protagonisti i kryesor i fitores së Liverpoolit ndaj Barcelonës, Divock Origi është shprehur tejet i lumtur me rezultatin e ekipit të tij, ku Liverpool për të dytin vit me radhë do të jetë në finale të Ligës së Kampionëve.

Origi ka thënë se nuk kanë rëndësi golat që ka shënuar, por sipas tij e rëndësishme është rezultati i ekipit.

Mes të tjerash Origi ka thënë se para fillimit të lojës futbollistët kanë qenë në dijeni se ndeshja kundër Barcës është e veçantë. Ka thënë se dëshironin të luftonin për lojtarët e lënduar.

“Rëndësi ka ekipi, jo golat e mi. Bëmë shumë mirë. E dinim që do të ishte një ndeshje e veçantë. Donim të luftonim për lojtarët e dëmtuar. Luftuam deri në fund!”, ka deklaruar ai.

Kujtojmë se Salah dhe Firmino kanë qenë dy mungesat më të mëdha të Liverpoolit këtë ndeshje./INSPORTI.