Heroi i Liverpoolit nuk ishte as Origi e as Arnold – pamjet zbulojnë gjithçka

Futboll 08 Maj 2019 13:56

Derisa lojtarët e Liverpoolit ishin duke festuar dje, disa fansa kanë zbuluar një nga heronjtë e ‘fshehur’ të kësaj nate. Ai, sipas tyre ishte djali që mbledh topat pas portës.

Një numër i madh i mbështetësve të Liverpoolit nëpërmes rrjeteve sociale kanë zbuluar se një rol të madh ka pasur edhe “djali i topave” në fitoren e tyre ndaj Barcelonas.

Në postimet e tyre shihet roli kyç i tij në golin e katërt dhe vendimtar të Liverpoolit.

Ai ka hedhur topin tjetër në lojë menjëherë pasi tjetri ka dal jashtë portës për ta vazhduar lojën sa më shpejtë që të jetë e mundur.

Ai e ka hedhur shumë shpejtë topin tjetër, e klubi anglez këtë e ka shfrytëzuar menjëherë, duke i lënë ‘fjetur’ lojtarët e Barcelonës.

Legjenda e Liverpoolit, Graeme Souness ka bërë thirrje që djaloshit t’i jepen bileta falas për dy sezone dhe një ulëse në finale.

Më shumë shikoni videon më poshtë: