Heroi që iu amputuan këmbët, rikthehet në podium

Motosport 01 Prill 2018 22:41

Billy Monger u rikthye në podium në garën hapëse të kampionatit BRDC British në F3 të shtunën.

Në kthimin e tij në garë pas përplasjes të tmerrshme në F4, që bëri që t’i amputohen të dy kombët vitin e kaluar, Monger bëri rikthimin sensacional.

18-vjeçari u kualifikua në vendin e pestë, derisa ishte vetëm gjysmë sekondi më i ngadalshëm se vendi i parë.

Monger do të garojë edhe në Bahrain Grand Prix në fundjavën e ardhshme. /Insporti.com

-->