Herolind Shala reagon pas dy golave në fitoren e Valerengas

Kombëtarja 15 Prill 2019 21:29

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Herolind Shala është shprehur i lumtur me dy golat e shënuara në ndeshjen e zhvilluar në kampionatin norvegjez.

Në ndeshjen e zhvilluar nga klubi i tij Valerenga kundër Tromsoe, Shala shënoi dy gola për të fituar klubi i tij me rezultat 4-1.

Ai ka thënë seë shtë shumë i lumtur me golat dhe me fitoren kundër Tromsos, raporton Insporti

“I lumtur me golat dhe fitoren shumë të rëndësishme në kampionat ndaj Tromsos”, ka shkruar Shala në Facebook.

Mesfushori 27-vjeçar deri tani ka bërë 4 paraqitje me Valerengan, që prej kur u transferuar te Valerenga në afatin e dimrit.

Ai në katër prej këtyre ndeshjeve në Eliteserien, tri herë ka qenë titullar, dhe një herë zëvendësues.

Vaalerenga e Shalës ndodhet në pozitën e pestë pas 4 ndeshjeve në kampionatin norvegjez, kurse Tromso tani ndodhet në pozitën e 14-të.

Shala më 11 shkurt të këtij viti, Valerengas iu bashkua nga skuadra tjetër norvegjeze, Start. /Insporti.com/