Hertha dominon derbin e Berlinit

Futboll 22 Maj 2020 22:48

Hertha Berlin me rezultat bindës 4-0 mundi Union Berlinin në ndeshjen e parë të xhiros së 27-të të Bundesligës.

Pjesa e parë e derbit përfundoi 0-0, ndërsa vendasit “shpërthyen” në pjesën e dytë, duke shënuar katër gola. Ibisevic, hapi rezultatin në minutën e 51’ për 1:0, ndërsa një minutë më vonë, Dodi Lukebakio, shënoi për 2:0.

Në minutën e 61’, Matheus Kunja ngriti epërsinë në 3:0, para se Dedrik Bojata, të shënojë golin e fundit në minutën e 77’.

Me këtë fitore Herta Berlin renditet në vendin e dhjetë më 34 pikë, ndërsa Union Berlin është në vendin e 12 me 30 pikë.

-->