Hesht Ibrakoviq, refuzon të flas para mediave pas humbjes
Futboll
05 Mars 2022
16:17

Kampioni aktual i Kosovës, Prishtina ka marrë humbjen e radhës, kësaj here është mposhtur nga Dukagjini, duke e hyrë përfundimisht në garë për mbijetesë, shkruan Insporti.
Kampioni aktual që sivjet feston 100 vjetorin e themelimit është mposhtur sot nga Dukagjini me rezultat 2:1. Mentor Zhdrella e Altin Mërlaku shënuan për Dukagjinin, derisa për Prishtinën shënoi Mendurim Hoti.
Pas ndeshjes, i heshtur ka qëndruar trajneri, Ibrakoviq, i cili ka refuzuar të flas para medieve.
Ndryshe, në nëntor të vitit të kaluar, FC Prishtina e prezantoi trajnerin e ri, Abdulah Ibrakoviq, i cili ka nënshkruar me ‘bardhekaltërit’ der në vitin 2023.
Prishtina në 23 xhiro ndodhet në vendin e gjashtë me 26 pikë të mbledhura.
/Insporti.com