Heshtë komentatorin qipriot – pamjet që dëshmojnë pse Rron Uka është MVP

Basketboll 30 Korrik 2018 17:17

Rron Uka, basketbollisti 18 vjeçar i Pejës u shpall mbrëmë MVP i FIBA U18 Kampionatit Evropian, Divizioni C, që u zhvillua në Prishtinë.

Uka ishte vazhdimisht ndër lojtarët më të mirë të këtij kampionati të cilin e fitoi Kosova, duke bërë që më në fund gjenerata e vitit 2000, të fitojë medalje të artë të Divizioit C, pas një finaleje të humbur si U18 dhe një gjysmëfinaleje të humbur si U18.

Uka bëri një alley oop me asistim të Nezirit që mbrëmë është vlerësuar si potezi më atraktiv i këtij turneu.

Mirëpo, shpërthimi i Rronit, djalit të Milaim Ukës, basketbollistit të dikurshëm shumë vjeçar të Pejës, nuk është i rastësishëm dhe videot nga ndeshjet e tij në Superligën e Kosovës dhe shfaqjet impresive në fanellën e Pejës, tregojnë se fjala është për një potencial të madh të basketbollit kosovar.

-->