Het-trik nga Ivan Rakitic, ajo që nuk u pa mbrëmë

Futboll 06 Dhjetor 2018 14:20

Ivan Rakitic ka shkëlqyer mbrëmë në fitoren 4-1 të Barcelonës kundër Leonesas.

Në mungesë të lojtarëve kryesor, pasi luanin me një skuadër të nivelit më të ulët në Copa del Rey, Rakitic ishte ylli i skuadrës.

Ai komandoi gjithë ndeshjen dhe për shkak të paraqitjes fantastike, kompletoi het-trikun me asistime, pasi dhuroi 3 pasime për gol në 45 minutat e pjesës së parë, që u shënuan nga Munir El Haddadi, Denis Suarez dhe Malcom.

 

Në pjesën e dytë Suarez shënoi edhe një gol, po asisti e dha i talentuari dhe e ardhmja e Barçës, Ricard Puig, që u inkuadrua në lojë në pjesën e dytë. /Insporti.com/