Hidhet shorti për rundin e dytë eliminator në Ligën e Kampionëve, rrugëtimi i Prishtinës i vështirë

Futboll 16 Qershor 2021 13:27

Prishtina dje mësoi kundërshtarin e parë në kuadër të rrethit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve, në rast se fiton rrethin para eliminator. Fati nuk ishte me skuadrën kampione, pasi në rrugëtimin e saj është vënë kampioni hungarez, Ferencvaros, shkruan Insporti.com.

Gjatë ditës së sotme, është hedhur edhe shorti për rundin e dytë eliminator të kësaj gare prestigjioze.

Në rast të triumfit në fazën preliminare dhe në rundin e parë eliminator, Prishtina do të përballet me njëren prej skuadrave si Zalgiris Vinius, Linfield, Shkëndija, Mura, Ludogorets apo Shkahtyor Soligorsk.

Fillimisht, kryeqytetasit do ta zhvillojnë rundin preliminar me skuadrat si Folgore, Torshavn dhe Inter d’Escaldes.

Djelmoshat e Zekirija Ramadanit do të përballen tani me Folgoren e San Marinos, dhe në rast të fitores, në finale me fituesin e ndeshjes Torshavn – Inter d’Escaldes.

Në rast të eliminimit, Prishtina do t’i vazhdojë garat evropiane në Ligën e Konferencës.

-->