Hidhet shorti: Që në xhiron e parë na pret një super derbi

Superliga 11 Shtator 2020 14:31

Në selinë e Federatës së basketbollit të Kosovës, është hedhur shorti për edicionin 2020/21.

Që në xhiron e parë do të kemi derbi, ku Peja pret Prishtinën, ndeshje e cila do të jetë hapëse e stinorit, raporton Insporti.

Në anën tjetër, Rahoveci pret Vëllaznimin të inkuadruar në elitë, Ponte Prizreni luan ndaj Golden Eagle Yllit.

Bashkimi pret fituesin e duelit të “play out-it” që nuk është zhvilluar ende, Trepça – As Prishtina.

Xhiroja e parë:

Peja – Prishtina

Rahoveci – Vëllaznimi

Ponte Prizreni – Golden Eagle Ylli

Bashkimi – Trepça ose As Prishtina

-->