Higuain drejt largimit, tri opsione të hapura

Futboll 01 Prill 2020 16:35

E ardhmja e Gonzalo Higuain te Juventusit është një mister që duhet zgjidhur ose më saktë një kod për t’u deshifruar, edhe pse 3 opsione që paraqiten duhen zbërthyer për të parë se çfarë do të vendosë sulmuesi argjentinas.

“El Pipita” do të mbushë 33 vjeç në dhjetor të këtij viti dhe ka një kontratë pranë skadimit të saj (qershor 2021) dhe një rrogë të lartë (7,5 milionë euro) nga e cila Juventusi dëshiron të lirohet sa më parë.

Ja pse sipas asaj që shkruan “Gazzetta dello Sport”, e ardhmja e tij ka një hije që e rrethon. i kthyer në verë në Torino pas një sezoni të ndarë mes Milanit dhe Chelsea (8 gola në 34 ndeshje) ka dhënë diçka te “Zonja”, duke u sakrifikuar në shumë raste.

Veç kësaj është i vetmi sulmues pyke i rolit.

Megjithatë, nëse në verë do të vijë një tjetër sulmues, hapësirat do të ngushtohen edhe më shumë. Higuain në 2021 mund të largohet me zero dhe tani ka tre mundësi: të qëndrojë në skadim kontrate, të pranojë rinovim por me rrogë të përgjysmuar por të zgjatur në dy vjet për të mbërritur te 7.5 milionë euro ose të largohet që këtë verë drejt SHBA, në MLS, ku do të gjente edhe të vëllain Federico.

-->