Higuain mund të përfundojë te skuadra e madhe italiane

Futboll 11 Korrik 2019 23:30

Sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain me shumë gjasë do të luajë në kampionatin italian. Zyrtarët e Romës vazhdojnë të besojnë se do të arrijë të nënshkruajnë me Higuainin.

Sipas asaj që është raportuar nga Corriere dello Sport, në klubin romak ende mbesin të sigurt në nënshkrimin e sulmuesit të Juventusit.

Sulmuesi argjentinas u kthye pas aventurës së tij në Milan dhe pastaj në Chelsea, ndërsa në fund të sezonit u kthye në Juventus.

Higuain dëshiron që të mbetet të ‘Zonjë e Vjetër’ këtë sezon për të luajtur krah Cristiano Ronaldos.

Megjithatë, CorSport sugjerojnë se ekipi i Romës ende besojnë se mund të mbyllin një marrëveshje për argjentinasin, pavarësisht nga ajo që agjenti i tij dhe raportet e tjera kanë sugjeruar se ai nuk dëshiron Romën.