Higuain shpërthen ndaj kritikëve që “flasin nga kolltuku”

Futboll 14 Shkurt 2018 11:59

Sulmuesi argjentinas i Juventusit, Gonzalo Higuain,  iicli mbrëm ënuk shënoi nga penalltia në takimin e Juventusit me Tottenhamin, ka qenë në shënjestër të kritikëve, tifozëve dhe medieve.

Takimi përfundoi me rezultat 2:2, pasi Juve krijoi epërsi 2:0 brenda 10 minutave të parë të ndeshjes. Higuain nuk shnëoi nga penalltia kur ekipi italian ishte në epërsi 2:1 dhe shumë njerëz e fajësuan pikërisht këtë futbollist për rezultatin e pafavorshëm të Juventusit në shtëpi.

Higuain, i cili shënoi dy golat e vendësve, të dytin nga penalltia, sot në një postim pohoi se “është shumë lehtë të flasësh nga kolltuku. Derisa ishin 2:0 gjithçka ishte e përsosur, më pas kur u bë 2;2, ndërruan mendje. Neve kjo nuk na intereson dhe do të shkojmë në Londër që të kualifikohemi. Një përqafim për të gjithë ata që ia duan të mirën Juventusit”.

Takimi i mbrëmshëm ishte hera e parë që Juventus dhe Tottenham takohen në gara evropiane.

-->