Higuain tregon kujt ia dedikon golin

Futboll 29 Dhjetor 2018 23:20

Gonzalo Higuain ka shënuar golin e fitores për Milan, në ndeshjen kundër SPAL.

“Rosonerët” kanë arritur që ta mposhtin SPAL me rezultatin 2:1, por këtë e arritën me mjaft mund.

Ishte goli i Higuain në minutën e 64’ që vendosi gjithçka. Këtë gol ai ka vendosur t’ia dedikojë një personi.

“Ishte një gol i rëndësishëm dhe tri pikë fundamentale, pas gjithë asaj që kemi shpërdoruar, por tani ne mund të pushojmë me familjet” ka thënë sulmuesi për “DAZN”.

“Gattuso gjithmonë më ka përkrahur mua dhe ka qenë i sinqertë. Golin ia dedikoj atij” ka thënë tutje “Pipita”.

Gattuso fitoi edhe një shans me fitoren ndaj SPAL, mirëpo për ndeshjen e radhës ai nuk do mund të llogarisë në shërbimet e Suso, pasi ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq.