Historia dhe statistikat e kryendeshjes, Prishtina – Ballkani

Futboll 29 Shkurt 2020 09:56

Me fillim të orës 17:00 do të zhvillohet super derbi i xhiros së 20-të së IPKO Superligës së Kosovës, ndërmjet Prishtinës dhe Ballkanit, shkruan Insporti.com.

Kjo përballje do të jetë tejet interesante duke ditur renditjen e tyre në tabelë dhe vetëm tre pikë është dallimi mes tyre. Natyrisht, që kjo ndeshje në të kaluarën nuk e ka pasur këtë rëndësi, siç e ka sot por me ardhjen e presidentit Arsim Kabashit dhe trajnerit Ismet Munishi, Ballkani është bërë skuadër që lufton për titull të kampionit.

Faqja zyrtare e Prishtinës ka publikuar statistikat e kësaj përballje, dhe numrat flasin në të mirë të klubit nga kryqyteti.

Ballkani në Superligë nga paslufta i ka vetëm 5 edicione dhe me Prishtinën është përball edhe me ndeshje kupe gjithsejtë në 10 takime. Prishtina ka 7 fitore, 1 barazim dhe 3 fitore të Ballkanit me goldallim +17, 22:5.

Përballjet pas luftës:

1999/00: Prishtina – Ballkani 6:1 (4:0) Osmani 2’, Tovërlani 11’,  Isufi 30’ 53’, M. Humolli 38’, Bunjaku 70’–Musli Bylykbashi 66’

Ballkani – Prishtina 0:3 (0:1) Fadil Berisha 13’, Sheremet Isufi 86’, Samet Zeqiri 88’

2010/11: Prishtina – Ballkani 3:0 (1:0) Suad Saliagiq 45’, Azem Ahmeti 53’, Faton Zejnullahu 78’

Rahovec: Ballkani – Prishtina 1:0 (0:0) Fillim Guraziu 57’

Rahovec: Ballkani – Prishtina 1:0 (1:0) Fillim Guraziu 6’

2014/15: Kupa Rr1: Prishtina – Ballkani 5:0 (4:0) Gentrit Begolli 16’, 19’, Liridon Latifi 27’, Driton Krasniqi 43’, Granit Begolli 70’

2018/19: Ballkani – Prishtina 1:1 (0:0) Blend Baftiu 70’ – Gauthier Mankenda 51’

Prishtina – Ballkani 2:0 (0:0) Marjo Morina 65’, Meriton Korenica 68’

Ballkani – Prishtina 0:2 (0:0) Meriton Korenica 73’, 87’

2019/20: Ballkani – Prishtina 1:0 (0:0) Blend Baftiu 56’ . /Insporti.com/

-->