Historia e pabesueshme e legjendës së Formula 1 që sot ndërroj jetë

Formula 1 12 Prill 2020 14:10

Sir Stirling Moss ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare, pas një sëmundjeje të gjatë.

Moss edhe pse asnjëherë nuk e ka fituar asnjë kampionat të Formula 1, vlerësohet si ndër pilotët më të mirë ndonjëherë.

Legjenda britaneze ka lindur në Londër në vitin 1929, nga mediet britaneze cilësohet si ndër pesonalitet më të mëdha të garave automobilistike, për shkak të aftësive të tij prapa timonit. Në vitin 1961 ishte zgjedhur personaliteti i vitit 1961 nga BBC Sport.

Gjatë karrierës së tij 14 vjeçare në F1 fitoi 16 gara nga 66. Në vitin 1955 ai nënshkroi kontratë me gjigantët gjermanë Mercedes.

Ai nga garat automobilistike u pensionua në vitin 2011, në moshën 81 vjeçare.

Pas karrierës, ai drejtoi një biznes së bashku me familjen, me të cilin po ashtu pati një sukses të madhë. Po ashtu mori pjesë edhe në filmin e fashëm “ The Green Hell”.

Sir Stirling Moss at Silverstone before the British Grand Prix in 2009

 

Moss ishte martuar tre herë dhe nga këto martesa ka dy vajza.

Moss u tërhoq nga jeta publike në janar të vitit 2018, për shkak të problemeve të vazhdueshme shëndetësore.

Ai i kaloi 134 ditë në spitali pas një infeksioni në gjoks, i cili i ishte paraqitur gjatë pushimeve në Singapor në dhjetor të vitit 2016.

Britaniku e humbi në mënyrë të famshme titullin në Formula 1 në vitin 1958 ndaj bashkatdhetarit Mike Haëthorn, të cilin e kishte përkrahur dhe e kishte shpëtuar nga diskualifikimi kur ai ishte akuzuar për vozitje prapa në shteg në grand Prix të Portugalisë.

Ai e zuri vendin e dytë katër herë në Formula 1. /Insporti.com/

Vdes legjenda e Formula 1

-->