Historia tragjike e Edwin Valeros, njëri nga boksierët më të mirë në histori që vrau gruan e tij e pastaj bëri vetëvrasje

Boks 04 Korrik 2020 11:58

Edwin Valero, u lind në Bolero Alto, fshat i vogël në Merida, Venzuela me 3 dhjetor 1983, transmeton Insporti.

Valero u rrit në kushte të vështira, ku babai i tij u largua nga familja kur ai ishte ende fëmijë. Ku arriti moshën e adoleshencës, boksieri i ardhshëm jetonte në rrugë dhe mezi mbijetoj.

“Ishte sikur rrethi i shtatë i ferrit” – u shpreh ai në një intervistë duke folur për fëmijërinë e tij.

Valero nis të punonte në një sallon për rregullimin e makinave, dhe prej aty jeta e tij nisi të përmisohej. Nuk vonoi shumë dhe ai nisi stërvitjet në një klub lokal të boksit, gjë që do të ja ndryshonte jetën përgjithmonë.

Ai pati sukses të madh në nivelin amator, ku arriti 86 fitore dhe vetëm 6 humbje.

Në meçin e parë si profesionist, Valero nokautoj Eduardo Hernandez në raundin e parë në qytetin e Caracasit.

Në 18 meçet e radhës që pasuan, asnjë kundërshtarë nuk mundi t’i mbijetonte raundit të parë ndaj Valeros.

Valero fought through a tough childhood to become a boxing world champion

Në gusht të vitit 2006, Valero mposhti Vicente Mosquera në Panama duke u bërë kampion i botës në peshat super të lehta në WBA.

27 meçe, 27 fitore dhe po planifikohej lufta e madhe ndaj Manny Pacquiao, meç i cili kurrë nuk u zhvillua për shkak se jeta e Valeros nis të merr tatëpjetën.

Në mars të vitit 2010 – një muaj pas fitoi ndaj DeMarcos, ai u arrestua për ngacmim dhe sulm të gruas së tij, gjë që detyroi gjykatësin të urdhëroi atë që t’i rrinte larg gruasë së tij, Jennifer Carolina Vieras.

Valero allegedly stabbed his wife Jennifer (pictured) to death while high on drink and drugs

Një muaj më vonë, Valero vrau Jennifer Carolina Vieras me thikë në dhomën e saj në Carabobo, Valencia ku ajo ishte duke qëndruar. Jennifer ishte vetëm 24 vjeçare.

THE MYSTERIOUS LIFE AND DEATH OF EDWIN VALERO

Ai u arrestua dhe u dërgua në burg, ku një ditë më pas do të krynte vetëvrasje duke u varur në qelinë e tij.

This is the last picture of Valero, who hung himself a day after being arrested on suspicion of killing his wife

Kështu përfundoi historia tragjike e “Dynamite”, boksierit që mund t’i kishte të gjitha por përfundoi pa asgjë duke shkaktuar shumë dhimbje për persona e afërm por edhe fansat e tij të shumtë./Insporti.com/

-->