Historike: Hamilton shpallet kampion bote për herë të shtatë në Formula 1

Formula 1 15 Nëntor 2020 13:09

Lewis Hamilton ka shkruar një tjetër faqe të historisë në sportin e Formula 1, transmeton Insporti.

Piloti britanik është shpallur kampion bote për herë të shtatë, pas triumfit në Çmimin e Madh të Turqisë.

Hamilton e përfundoi garën i pari dhe e vulosi dilemën e fituesit për këtë sezon, ku kanë mbetur edhe tre gara deri në fund.

Kësisoj, piloti i Mercedes barazoi rekordin unik të Michael Schumacher, i cili gjithashtu ka shtatë tituj kampion bote.

Sezonin e ardhshëm do të synojë ta thyejë edhe këtë rekord të legjendës gjermane.

Ndryshe, Perez dhe Vettel plotësuan podiumin në garën e cila përfundoi vetëm pak momente më parë. /Insporti/

-->