Historike: Kiana Kryeziu siguron normën olimpike

Sporte të tjera 14 Janar 2022 15:31

Kiana Kryeziu, 17 vjeçare – bëhet femra e parë që do ta përfaqësojë vendin tonë në Lojërat Olimpike Dimërore, njofton Insporti.

Ajo ka fituar normën olimpike për Lojërat Olimpike Dimërore Beijing 2022.

Kryeziu të premten e ka plotësuar edhe kriterin e pestë në Kronplatz të Italisë, ku përfundoi e 51-ta në disiplinën e sllallomit të madh.

Ministria e Kultures, Rinisë dhe Sportit i ka uruar suksese Kianës dhe gjithë komunitetit të skitarisë.

-->