Historike/ “Krenaria ime është Kombëtarja”! Evropa sytë te Lorik Cana: “Air Albania” është fantastik, do kënaqeni në Shqipëri

UEFA Conference League 27 Gusht 2021 14:33

Pas hedhjes së shortit të Ligës së Kampionëve dhe Evropa Ligës erdhi momenti edhe për kompeticionin e tretë – Conference Ligës.

Ky i fundit do të zhvillohet për herë të parë dhe njëkohësisht Shqipëria do të debutojë me një finale të këtij niveli.

E si për të nderuar më tej shqiptarët, UEFA kishte zgjedhur Lorik Canën që të tërhiqte goglat për finalen e “Air Albania”.

Kapiteni i përjetshëm i kuqezinjëve u prezantua si një legjendë e Shqipërisë, ndërsa kur u pyet për karrierën e pasur dhe krenarinë më të madhe të tijën, nuk kishte dyshime për përgjigjen:

“Kam luajtur në shumë klube të njohura, jam krenar për karrierën time. Që kur je fëmijë ëndërron që të luash në nivelet më të larta. Kam qenë pjesë e Marseille, Galatasaray, Lazio dhe ekipe të tjera. Por padyshim që krenaria më e madhe është arritja me Kombëtaren dhe rrugëtimi me të.

“Air Albania”? Është një stadium i mrekullueshëm, modern, i vendosur në qendër të kryeqytetit. Është padyshim një stadium atraktiv dhe një nga më modernët në Europë. Kjo finale që do të organizohet në Tiranë është edhe një mesazh që vjen nga vendet e Ballkanit. Do të kënaqeni shumë, Shqipëria është vend shumë i bukur”, mbylli Lorik Cana.

-->