Hodaj: Kandidate jo në studio televizive, kanë kohë 20 ditë para Kuvendit

Futboll 08 Mars 2022 21:01

Sonte në emisonin Pressing të Televizionit 7 po diskutohet për procesin zgjedhor për President të Federatës së Futbollit të Kosovës.

I ftuar në këtë emision është edhe ushtruesi i detyrës së  sekretarit në FFK, Taulant Hoda, i cili theksoi se kandidatët kanë kohë 20 ditë parpara se të mbahet kuvendi të kandidojnë, por duhet të bëhet në bazë të rregullave.

“Konstatimi juaj në fillim është i pa bazë. Atë që e thatë ju (Leonard). Kanë kohë të kandidojnë. Statuti thotë, neni 28, kandidatë kanë kohë deri 20 ditë përpara Kuvendit të Rregulltë Zgjedhor. Duhet të kandidojnë siç duhet e jo në studio televizive. Rregullat nuk i kam bërë unë po kështu janë”- tha Hodaj.

Ndryshe, me datë 02.03.2022, Komiteti Ekzekutiv i FFK-së nën drejtimin e presidentit Agim Ademi shpalli zgjedhjet për kryetar. Me këtë rast u vendos që Kuvendi i Rregullt Zgjedhor për president të FFK-së të mbahet më 6 prill, ditë e mërkurë.

Deri më tani zyrtarisht dihen tre kandidatë për kryetar të FFK-së: Agim Ademi, Remzi Ejupi dhe Arianit Ahmeti.

-->