Holandë-Angli: Publikohen formacionet zyrtare

Nations League 06 Qershor 2019 20:20

Pas pak minutash fillon takimi ndërmjet Holandës dhe Anglisë, që është e vlefshme për plasman në finale të play off-it të Ligës së Kombeve.

Fituesi i kësaj përballjeje do të luaj ndaj Portugalisë që u konfirmua si finalistja e parë, pasi mposhti Zvicrën me rezultat 3-1, falë një paraqitje heroike nga Cristiano Ronaldo, i cili realizoi hat-trick.

Këto janë formacionet zyrtare të të dy kombëtareve:

Holanda: Cillessen, De Ligt, Van Dijk, Bergwijn, Wijnaldum, Babel, Depay, De Roon, Blind, F de Jong, Dumfries.

Anglia: Pickford,W, Stones, Maguire, Sterling, Sancho, Chilwell, Rice, Delph, Barkley, Rashford.

Ndeshja e sotme mes Holandës dhe Anglisë fillon nga ora 20:45./Insporti