Holyfield pranon kontaktet për një duel me Tyson

Boks 19 Maj 2020 09:40

23 vite pas ndeshjes së tyre të dytë, ata që hynë në histori edhe për kafshimin në vesh, Mike Tyson dhe Evander Holyeld, mund të kthehen në ring. Njëri është 53, ndërsa tjetri 57 vjeç.

Të dyja legjendat e boksierit botëror po negociojnë për t’i kryqëzuar përsëri dorezat. Mike kishte folur tashmë për këtë, ndërsa konrmimi ka ardhur edhe nga Holyeld:

“Disa nga përfaqësuesit e mi po asin me njerëzit e Tyson. Ne ende nuk kemi përfunduar ndonjë marrëveshje konkrete, por bisedimet janë duke u zhvilluar. Ai kishte lluar të bënte diçka në këtë drejtim, tashmë edhe unë. Kur njerëzit e kuptuan dhe panë se unë po stërvitesha, atëherë Mike filloi të thotë se mund të ndesheshim përsëri. Të shohim çfarë do të ndodhë, unë mbetem i qetë.

Ndeshje me tri raunde? Nuk është problem për mua…”

-->