Homazhe për Iniestan, ka gjithandej

Futboll 27 Prill 2018 17:04

“Ky sezon është i fundit, është i fundit këtu, është vendim që është marrë. Kam menduar gjatë i kam dhënë kohë të gjatë këtij vendimi, në nivel të brendshëm me vetën dhe familjen time. Për bashkëlojtarët e mi, dhe të gjithë këtu që janë, që punojnë në baza ditore për gjatë tërë këtyre vjetëve, sezonëve, të gjithë tifoëzëve, tifozëve të Barçës, falemnderit të gjithëve”, ishin fjalët e Andres Iniestas, kur dha lajmin se do të largohet nga Barcelona.

Kjo konferencë për shtyp përfundoi me kujtime të paharrueshme që ka lënë Iniesta në futboll dhe menjëherë homazhet për të filluan.

Zinedine Zidane ka folur për largimin e Iniestas, duke thënë se: “unë e admiroj stilin e lojës së tij, edhe pse nuk e ka fituar topin e artë, ai e ka merituar në vitin kur Spanja fitoi Kupën e Botës”.

Ish futbollisti Gary Lineker, tash moderator në BBC, ka thënë për Iniestan, “njëri nga futbollisitët më të mirë të gjeneratës së tij. Iniestan ishte vërtet kënaqësi për ta shikuar, ai fitoi absolutisht gjithçka në nivel klubi dhe ndërkombëtar”.

Bashkëlojtari i tij Xavi, që praktikisht i fitoi të gjitha me Iniestan ka thënë, “Iniesta është lehtësisht lojtari më i kompletuar i Spanjës, ai i ka të gjitha”.

“Dua ta falenderoj atë. Njerëzit mendoj se trajnerët ndihmojnë lojtarët por ai më ka ndihmuar mua që të kuptoj më mirë lojën e futbollit, me vet faktin duke e shikuar atë se si luan futboll. Me shpresë që ai kthehet tek Barcelona për t’i mësuar fëmijët apo lojtarët profesional”, ka thënë Guardiola për Inienstan. /Insporti.com

 

-->