Hoqi VAR-in për të karikuar telefonin

Futboll 09 Tetor 2019 19:28

Një lajm sa i pabesueshëm aq edhe gazmor vjen nga Arabia Saudite.

Bëhet fjalë për ndeshjen mes Al-Nasr dhe Al-Fateh, teksa është regjistruar një episod që do të mbetet në histori.

Në një moment të ndeshjes, gjyqtari u thirr për të parë VAR-in dhe për të korrigjuar vendimin e tij.

Gjithçka në rregull? Absolutisht jo!

Kjo sepse VAR-i nuk po punonte në momentin që gjyqtari shkoi për ta parë, për shkak se një oficer në terren duhet të karikonte telefonin dhe kishte hequr nga priza monitorin e VAR-it.

Një skenë me të vërtet gazmore, që është duke bërë xhiron e internetit.