Hoteli mori ankesa për zhurmë nga ylli i NBA, zbulohet çfarë bënte ai

Basketboll 15 Korrik 2020 12:58

Gjatë periudhës së karantinës në hotelet e Orlandos të caktuara për ekipet e NBA, stafi i njërit prej hoteleve mori ankesë për zhurmë nga dhoma e yllit të Miami Heat, Jimmy Butler, i cili më vonë u zbulua se ai kishte qenë duke u stërvitur.

Sigurimi kishte marrë një ankesë për zhurmë nga njëra ndër dhomat në hotelet ku po qëndrojnë të gjithë lojtarët e 22 klubeve të NBA.

Kur stafi i hotelit kishte shkuar në dhomën për të kishin marrë ankesa, ata e kishin gjetur Butlerin të djersitur, pasi që ai kishte qenë duke u stërvitur dhe duke dribluar në dhomën e tij.

Ndërkohë, Butler u ka thënë gazetarëve se ai nuk do të mbajë mesazh për drejtësi sociale në fanellën e tij, por se nuk e do as emrin. Ai dëshiron që ta ketë të zbrazët pjesën ku zakonisht shkruhen emrat e lojtarëve kur të rinisin ndeshjet.

-->