Houston Rockets merr këtë vendim

Basketboll 17 Maj 2020 17:24

Pasi Los Angeles Lakers kishin njoftuar se do ta hapin palestrën gjatë së hënës, një gjë të tillë pritet ta bëjnë edhe Rockets.

Sipas raportimeve të Daryl Morey, përcjell Adrian Wojnarowski, Houston Rockets do të hapin palestrën për stërvitje të hënën, transmeton lajmi.net.

Lojtarët nuk do të jenë të obliguar që të vizitojnë palestrën, pasi ajo do të jetë e hapur vetëm për vullnetarët.

NBA po shkon me hapa ta ngadalshëm drejt rikthimit. Nuk ka akoma datë të caktuar për rifillimin e sezonit.

Në anën tjetër, rreziku për humbje ekonomike është i madh, nëse faza e ‘Play Off’ dhe pjesa e mbetur e sezonit të rregullt nuk zhvillohen.

-->