Houstoni, Bostoni e Milwaukee arrijnë fitoret e dyta në “play-off”

Basketboll 18 Prill 2019 10:08

Mbrëmë janë zhvilluar tri ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit në botë. Milwaukee Bucks, Boston Celtics dhe Houston Rockets kanë shënuar fitore në fazën e “play-off” në NBA.

Boston Celtics arritën edhe fitoren e dytë kundër rivalit të Indiana Pacers me rezultat 99-91. Ai që shkëlqeu ishte Kyrie Irving, që realizoi 37 pikë, mbështetur edhe nga Tatum me 26 pikë. Boston udhëheq 2-0 serinë e ndeshjeve.

Gjersa edhe Milwaukee Bucks arritën edhe fitoren e dytë rresht kundër Detroit Pistons me rezultat 120-99.

Milwaukee pati gjatë gjithë kohës një avantazh të lehtë, me vendasit që shpërthyen në pjesën e dytë falë 27 pikëve të Bledsoe, 26 të Antetokounmpo dhe 24 të Middleton, një trio që bëri diferencën në parket.

Ndërkohë në palestrën “Toyota Center” kanë triumfuar raketat e Houstonit me rezultat 118-98 kundër Utah Jazz.

James Harden zhvilloi një tjetër ndeshje magjike për Houstonin, autor i “triple double”, duke realizuar 32 pikë, 13 rebound e 10 asist. Ndërsa tek Utah mungoi pikërisht lojtari lider.

Ndryshe, skuadra që arrin shtatë fitore shkon në rrethin tjetër të kësaj gare prestigjioze të basketbollit.