Hudson-Odoi flet për herë të parë pas prekjes nga koronavirusi

Futboll 13 Mars 2020 10:19

Chelsea përmes një komunikate, në orët e para të mëngjesit të ditës së premte, ka konfirmuar se lojtari i tyre, Callum Hudson-Odoi, është prekur nga koronavirusi.

Pas këtij lajmi, me anë të një video në rrjetet sociale, Hudson-Odoi ka konfirmuar se gjendja e tij shëndetësore është mirë.

“Përshëndetje, ashtu siç e dini tashmë disa ditë kam qenë i infektuar nga virusi dhe tani jam rikuperuar, jam duke i ndjekur sugjerimet dhe e kam izoluar veten nga takimet me të tjerët për një javë. Shpresoj të shihemi së shpejti dhe uroj të kthehemi shpejtë në fushën e lojës. Kujdesuni për veten”, thënë Hudson-Odoi në mesazhin e tij.

-->