Hulumtim: Ronaldo në instagram fiton më shumë se Messi dhe McGregor së bashku

Futboll 03 Gusht 2018 12:33

Cristiano Ronaldo ëhstë mbreti i instagramit dhe ky fakt i bë posaçërisht i rëndësishëm dhe evident me rastin e kalimit të tij nga Real Madridi në Juvebtus dhe reagimet që e pasuan këtë kalim.

Kjo ka qenë një nga arsyet pse Observatoti për Sport dhe Biznes, organizata franceze që merret me hulumtime të këtij lloji, është marrë pikërisht me shifrat e përfitimeve të sportistëve më të njohur në botë, në bazë të postimeve të sponsoruara në Instagram.

Sipas këtij hulumtimi, Ronaldo, duke pasur mbi 130 milionë ndjekës në Instagram për çdo postim të sponsoruar arkëton deri në 750 mijë dollarë amerikanë.

Super ylli i PSG-së dhe kombëtares së Francës, Neymar, për një post të sponsoruar që paraqitet tek 101 milionë ndjekësit e tij, kërkon deri në 600 mijë dollarë, kurse Lionel Messi mund të marrë deri në gjysmë milioni për një postim të sponsoruar, në llogarinë e tij me mbi 90 milion ndjekës.

Shtatë sportistët më të pasur nga instagrami janë futbollistë, kurse në dhjetëshe gjenden edhe legjenda e sporteve luftarake Conor McGregor, super ylli i kriketit Virat Kohli dhe kampioni aktual i ligës NBA, Steph Curry.