Hulumtim: Shumat marramendëse që fitojnë yjet e Premierligës

Futboll 12 Maj 2018 13:49

Manchester United i dha Alexis Sanchezit një kontratë me të cilën mund të fitojë më shumë në rast se ai qëllon të gjitha bonuset, duke përfshirë 75 mijë funte për çdo ndeshje që luan titullar, sipas zbulimeve të Football Leaks.

Këto detaje të një numri të yjeve të Premierligës është publikuar nga revista gjermane Der Spiegel, ku zbulohen disa prej kontratave të majme gjatë dy afateve kalimtare të futbollit.

Sanchez, që iu bashkua Manchester Unitedit nga Arsenali në marrëveshje ku Henrikh Mkhitaryan shkoi në kahun tjetër, besohet se ka një pagë prej 391 mijë funte në javë, me 75 mijë funte shtesë për çdo ndeshje që luan startues.

Sipas këtyre pohimeve, të bëra publike nga Daily Mail, supozohet se 29-vjeçari që ka kontratë pesë-vjeçare te United, po ashtu gëzon pagë vjetore me vlerë 1.1 milionë funte.

Ai po ashtu mund të fitojë 2 milionë funte në rast se arrin kombinim të 40 golave dhe asisteve, 1 milionë nëse United fiton Ligën e Kampionëve, dhe 500 mijë funte në rast se Djajtë e Kuq fitojnë Premierligën.

Këto shifra zbulojnë se në çfarë pozite të fortë Sanchez ka arritur ta pozicionojë veten, duke pritur t’i skadojë kontrata deri në fund dhe duke insistuar që kërkesat e tij financiare të plotësohen.

Trajneri Jose Mourinho i ka dalë në mbrojtje lojtarit, që këtë sezon nuk ka performuar, duke thënë se ai do të jetë më i mirë edicionin e ardhshëm.

Arsenali e ka zëvendësuar atë me Pierre-Emerick Aubameyang, kontrata e të cilit sipas Der Spiegel po ashtu ka bonus të fitimit të Ligës së Kampionëve, me vlerë 2.26 milionë funte, që ai pritet ta pranojë përkundër se Arsenali përfundoi i gjashti këtë sezon.

Sulmuesi nga Gaboni do të fitojë 198 mijë funte në javë, duke fituar 10.3 milionë në total, derisa do të fitojë 300 mijë funte në rast se arrin 25 gola dhe asiste në një sezon dhe 50 mijë funte për çdo ndeshej ku ai starton dhe Arsenali shënon fitore.

Mkhitaryan fiton më pak se këta dy të fundit, por përkundër faktit se nuk arriti të lë mbresa te United, do të fitojë 7.5 milionë funte në vit te Arsenali për tri vite, që do t’i rritet në 12.5 milionë në rast se klubi vendos ta mbajë atë.

Për krahasim, lojtari i sezonit në Premierligë, Mohamed Salah, është blerë për shumë më lirë gna Liverpooli. Sulmuesi nga egjipti, ka pagë javore prej vetëm 120 mijë funteve.

Pagë më të madhe se Salah te Liverpooli ka mbrojtësi holadnez Virgil Van Dijk, që fiton 124 mijë funte në javë. /Insporti.com

-->