Hulumtimi i Der Spiegel solli në përjashtimin e Manchester City-it

Futboll 14 Shkurt 2020 20:32

Vendimi për përjashtimin e Manchester City-it nga Liga e Kampionëve për dy sezonat e ardhshme, ka ardhur si rezultat i një hulumtimi nga revista gjermane Der Spiegel.

Hulumtimi i Der Spiegel, kishte zbuluar shkeljet që klubi i drejtuar nga Khaldoon Al Mubarak, pjesë e familjes mbretërore në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Revista gjermane kishte akuzuar Manchester City-in, se kishte shkelur Fair Play Financiar (FFP), rregullativ e UEFAS-së e cila thotë që klubet nuk mund të shpenzojnë më shumë sesa fitojnë. Der Spiegel ishte shprehur se raportet financiare të klubit anglez janë “rrjetë i gënjeshtrave”.

Në dokumentet e zbuluar ishte zbuluar se drejtori i Manchester City, Sheikh Mansour bin Zayed Al Nahyan, ishte mrapa marrëveshjeve marrëmendse prej 67.5 milionë funta angleze për sponzorizim të fanellës së City-it, stadiumit si dhe akademisë së klubit. Një email i zbuluar sugjeron se vetëm 8 milionë nga sponzorizimet e vitit 2015-15, ishin direkt nga Etihad, pjesa tjetër vinte nga kompania e shikut Mansour, Abu Dhabi United Group.

-->