Humbën qindra miliona dhe Ligën e Kampionëve – tash shesin Neymarin?

Futboll 09 Mars 2018 10:56

Neymar është objektivi kryesor i Realit të Madridit për sezonin e ardhshëm dhe sipas asaj që shkriuhet në media të ndryshme kampioni aktual i Evropës, tashmë e di edhe çmimin që Paris Saint-Germain kërkon për fantazistin brazilian.

I transferuar verën e kaluar për shumën jonormale prej 222 milionë eurosh, ish-sulmuesi i Barcelonës do të lihet i lirë jo për më pak se 400 milionë euro. Sipas AS, përpara disa javësh, drejtues të Realit, babai i lojtarit dhe dy avokatë u takuan në Paris për të negociuar mbi këtë ide.

 

Në këtë takim, përfaqësuesit e Realit informuan babain e lojtarit që janë të gatshëm të paguajnë 400 milionë euro për djalin e tij dhe kanë diskutuar çështjen e pagës dhe bonuseve.

Që nga blerja e Gareth Bale në vitin 2013, Reali nuk ka blerë asnjë “galaktik” dhe ka piketuar Neymarin si lojtarin që do të udhëheqë epokën e re pas Cristiano Ronaldos.

-->