Humbet United, Manchester City është kampion i Premier Ligës angleze

Futboll 11 Maj 2021 19:23

Ka përfunduar takimi i javës së 36-të në Premier Ligën angleze mes Manchester United dhe Leicester City, raporton Insporti.

Manchester United ka humbur në shtëpi ndaj Leicester Cityt me shifrat 1-2, duke i dhuruar rivalëve të qytetit, Manchester Cityt, edhe matematikisht titullin e Premier Ligës.

Fillimisht 19 vjeçari Luke Thomas kaloi Leicester Cityn në epërsi në minutën e 10-të, para se Mason Greenwood të barazonte shifrat në 1-1 vetëm 5 minuta më vonë.

Leicester City riktheu epërsinë me një gol të mbrojtësit turk, Çağlar Söyüncü, i cili realizoi me kokë nga afërsia.

-->