Humbje e madhe për Ferrarin – ylli gjerman i befason të gjithë

Formula 1 12 Maj 2020 09:23

E ardhmja e Sebastian Vettel në Formula 1 është vënë në dyshim pasi piloti gjerman ka bërë me dije se do t’i ndajë rrugët me Ferrarin në fund të këtij viti.

Vettel dhe Ferrari kanë qenë në bisedime për disa muaj për mundësinë e zgjatjes së bashkëpunimit, por që një marrëveshje nuk është arritur.

“Mardhënia ime me Ferrarin skadon në fund të vitit 2020. Do të mundohem të marrë rezultatet më të mira dhe të ndahemi me harmoni të plotë”, thotë Vettel.

“Nuk kemi gjetur gjuhën e përbashkët për të qëndruar së bashku. Detajet financiare nuk kanë luajtur ndonjë rol në mosmarrëveshjen tonë”, tregon më tej piloti i famshëm i Formula 1.

“Ferrari ka një vend special në Formula 1 dhe unë shpresoj se do t’i ketë të gjitha sukseset që i meriton”, shtoi Vettel.

-->