Humbje e thellë e Prishtinës, eliminohet nga FIBA Europe Cup

Superliga 20 Nëntor 2019 20:36

Skuadra kosovare, Sigal Prishtina ka pësuar një disfatë zhgënjyese në Prishtinë, duke u eleminuar nga gara evropiane e FIBA Europe Cup.

Kryeqytetasit janë mposhtur nga Medi Bayreuth, në kuadër të fazës grupore FIBA Europe Cup me rezultatin 68-93, njëkohësisht janë eleminuar nga ky kompeticion prestigjioz.

Sa i përket aspektit të lojës, sonte Prishtina nuk ishte fare në element dhe gjermanët e shfrytëzuan këtë pothuajse për çdo çerek 13-23, 15-22, 17-30 (përveç të dytit 23-18) dhe në fund arritën fitore të merituar.

Tek Prishtina sonte në këtë humbje pikëdyshifrore arritën, Divine Myles (14), Fahro Alihodzic (14), Jonathan Wade (14) e Fisnik Rugova (11).

Tek Medi në fitore u dalluan, Alford me 18 pikë e Travis me 14 pikë.

Ndeshjen e fundit në fazën e grupeve në FIBA Europe Cup Sigal Prishtina do ta luajë ndaj Ventspilsit në Prishtinë, për ta mbyllur garën.

Prishtina deri tani ka 2 fitore dhe 3 humbje. Dy fitoret i ka shënuar nga skuadra e APOEL-it kurse ka pësuar nga Ventspils dhe dy herë Bayreuthi.

-->