Hummels transferohet te gjiganti spanjoll?

Futboll 01 Prill 2019 08:30

Mbrojtësi i Bayern Munichut , Mats Hummels, është shumë afër largimit nga gjiganti bavarez, Bayern Munich.

Hummels është duke zhvilluar sezonin e tij më dobët në karrierë, dhe për këtë drejtuesit e klubit tashmë kanë blerë ‘pasardhësin’ e tij, francezin Lucas Hernandez nga Atletico Madrid për shumën rekorde 80 milionë euro.

Sipas mediave spanjolle, veterani gjermani i është ofruar Real Madridit në ditët e fundit.

Presidenti i Realit, Florentino Perez dhe trajneri Zinedine Zidane po diskutojnë këtë propozim, me Hummelsin që shihet si një zëvendësim potencial për francezin Raphael Varane, i cili pritet të largohet nga Bernabeu.

30 vjeçari gjithashtu mbeti jashtë kombëtares pasi trajneri i Gjermanisë, Joachim Low, i tha muajin e kaluar se ai nuk do të konsiderohet më për përzgjedhje. /Insporti.com/